Fitoret kundër Norvegjisë, Portugalisë, Francës si dhe ecuria mbresëlënëse e kuqezinjve në këto eliminatore, sigurisht që i ka rritur kreditet edhe në arenën ndërkombëtare. Së fundmi, ai ka pranuar se ka marrë një ofertë nga një klub i huaj, por nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.
“Një klub i huaj më ka kërkuar me insistim dhe vazhdon ta bëjë. Por unë kam dëshirë të shkojmë me Shqipërinë në Europianin e Francës. Vetëm kaq mund të them tani”, ka deklaruar De Biasi për “tuttomercatoweb”, duke konfirmuar kështu se nuk ka ndër mend të tundohet nga mundësitë e tjera që i krijohen, për të çuar deri në fund misionin e nisur me kuqezinjtë.
Po për çfarë oferte bëhet fjalë? Klubi është nga Emiratet Arabe dhe oferta është 1.7 milionë euro në kompleks. 1.5 milionë euro në sezon për trajnerin dhe 200 për një nga ndihmësit e tij.