Massimo Moratti, ish presidenti i Interit, ka zbuluar se cilin trajner dëshiron ta shoh në bankinën e ekipit.
Drejtuesit e Interit janë hedhur në sulm për ta gjetur trajnerin e ri pas shkarkimit të Stefano Piolit, pas rezultateve të dobëta në Serie A. Në mediat e huaja janë përmendur disa emra të trajnerëve të cilët janë në listën e Interit.
Fjala është për Leonardo Jardim (Monaco), Mauricio Pochettino (Tottenham), Antonio Conten (Chelsea), Diego Simeonen (Atletico Madrid) dhe Luciano Spalletti (Roma).Por, ish presidenti i Interit, Massimo Moratti mendon se drejtimin e ekipit duhet ta marrë trajneri aktual i Napolit, Maurizio Sarri
“Nëse ju mund të zgjidhni, cilin trajner do ta zgjedhin në Inter: ConteN, Spallettin apo Simeonen? Sarri”, ka deklaruar Moratti.“E dëshironi Sarrin? Po”, ka qenë i shkurtër në përgjigje Moratti, i cili gjatë aventurës në San Siro kishte punuar me shumë trajner të njohur.
Sarri, i cili po shkëlqen me Napolit, gjatë karrierës ka drejtuar disa skuadra të vogla në Itali si: Empoli, Avellino, Verona, Perugia, Grosseto, Alessandria e të tjera, përgatiti ”Express”. (b.an)