Grupi i 4 të rinjve shpërndanin drogë në zonën e “5 majit” dhe tek Shkolla e Bashkuar. Po kështu mësohet se shpërndarësit mbaheshin në vëzhgim prej 9 muajsh.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar dje shtetasit:
– Ermal Çela, 30 vjeç, banues në Tiranë
Për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Renda Tiranë, me vendimin penal të datës 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”
– Zamir Kuçana, 28 vjeç, banues në Tiranë
– Franc Beqiraj, 26 vjeç, banues në Tiranë
– Bledar Kovaçi, 35 vjeç, banues në Tiranë
Për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, me vendimin penal të datës 29.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”
Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit
– A. L., 30 vjeç, banues në Tiranë
Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda, për shtetasit e sipërpërmendur, është dokumentuar me fakte dhe prova ligjore se këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, në vende dhe zona të ndryshme në Kryeqytet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”./c.a