Monika Kryemadhi, e zgjedhur zëvendëskryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim rrëfen se ka qenë skeptike sa i përket marrëveshjes së firmosur mes Edi Ramës dhe Ilir Metës që i vuri ata në bashkëqeverisje për këtë mandat.
E ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, zonja Kryemadhi thotë se ka pasur dyshime nëse kryeministri Edi Rama do t’i qëndrojë marrëveshjes, pasi për Ilir Metën, ishte e bindur në karakterin e tij besnik.
“Nuk kam qenë dakord fillimisht për koalicionin me Ramën, kam qenë skpetike. Sepse kam menduar që gjithmonë Rama nuk do t’i qëndronte shumë besnik atij në marrëveshje, duke njohur karakterin e Ilirit dhe tipin e tij e kam menduar gjithmonë që ai i qëndron marrëveshjeve, dhe kjo është një nga vetitë më të ira që ai ka. Dhe gjithmonë kam qenë skeptike për sa i përket qëndrimeve të Ramës. Por sigurisht ajo ka qenë zgjedhje e Ilir Metës dhe unë nuk mund të ndërhyja. Dhe ishte dhe një vendim i kryesisë”, – u shpreh Monika Kryemadhi.
Kryemadhi rrëfen puthjen e parë me Metën: Shoqet e mia bënin dashuri, unë dilja në miting
Personi i parë që i ka thënë të mbajë mbiemrin e saj, ka qenë pikërisht Ilir Meta. Monika Kryemadhi rrëfen se Meta e njohur karakterin e saj, dhe nuk ka dashur ta vë në pozitë duke e “detyruar” të marrë mbiemrin Meta.
Në rrëfimin e parë në cilësinë e zëvendëskryetares të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonja Kryemadhi tregon njohjen me Ilir Metën. “Ilir Meta e ka thënë i pari kur më pyetën në gjende civile se çfarë mbiemri do mbaja, ma lehtësoi mua.
Unë kam hyrë në Partinë Socialiste 5 minuta para Metës, jemi takuar për herë të parë në zyrën e Musa Ulqinit në nëntor 1991 dhe atje kemi filluar angazhimin tonë për takimin kombëtar të FRESSHit më 15 janar 1992, dhe që këtej kanë filluar në mënyrë natyrale, marrëdhëniet, përplasjet, grindjet, debatet, intrigat politike brenda një forumi rinor, derisa erdhi një moment që në janar të 1994 kurorëzuam puthjen e parë”, thote ajo.
Nëse për diçka i keni borxhe PS-së është njohja me ilirin…?
“Edhe PS më ka ca borxhe të tjera. Se në vend të bëja dashuri si gjithë moshataret e mia bëja mitingje “Lironi Fatos Nano”. Kështu që jemi të larë.
Kur Iliri bëri 45 vjetorin, një nga arsyet që Iliri e bëri ishte se i tha Gramoz Rucit që ja kemi borxh PSsë një darkë të madhe. Dhe kjo ditëlindje ishte si një lloj respekti për ata socialistë që ishin udhëtarë në historikun tonë të atyre viteve në PS”, tregon Kryemadhi. /b.d
po mire moj moni nano cpati qe ti mbante tangat ne xheo ai vete ka thene apo e ka thene ne gjaknxehtesi e siper