Zyra e shtypit pranë Kryeministrit ka njoftuar një dalje për mediat të Edi Ramës në orën 12:00.
“Ne 12.00 ne sallen e hartave konference per shtyp e Kryeministrit”– njofton zyra e Ramës.
Edhe pse nuk jepen detaje lidhur me fokusin e kësaj konference për mediat, mendohet se situata politike do jetë kryefjalë e kreut të qeverisë. Një ditë më parë Rama dhe Basha u takuan për rreth tre orë në Presidencë në përpjekje për të gjetur kompromisin që do t’i jepte fund ngërçit politik. Por në përfundim të tryezës palët u shprehën se nuk ka marrëveshje edhe pse rrugëzgjidhjet për dialog ekzistojnë.
ma.me