Para pak vitesh u publikua ne revisten LIVING historia e nje cifiti nga Kalifornia qe adoptoi Marion, nje femije me Sindromen Down nga Shqiperia, te cilin prinderit biologjike e kishin braktisur ne jetimore.
Para pak ditesh cifti Mortensen ka adoptuar nje tjeter femije me Sindromen Down, po nga Shqiperia. Arvioli ishte braktisur gjithashtu nga familja e tij, por tashme ai nuk eshte me jetim, por perkundrazi, ka nje familje gjigande. Ka nje vella dhe tre motra
Nga pese femijet e ciftit, vetem nje nga vajzat eshte bija e tyre biologjike, kurse kater femijet e tjere jane te adoptuar. Familje eshte ajo qe kujdeset per ty dhe te do, jo ajo me te cilen te lidh gjaku.
“Jemi ne te bekuarit ne kete rast. Falenderojme cdo dite Zotin per Marion dhe Arviolin. Mario ka qene nje bekim i jashtezakonshem per ne dhe na ka mesuar shume per vleren e vertet te gjerave ne jete. Jemi te sigurte se dhe nga Arvioli do te mesojme shume gjera te tjera.”, tha per Living mamaja adoptive, Colleen Griffin Mortensen./Living/