Gjermania do t’i njohë zgjedhjet e 18 qershorit, edhe nëse Partia Demokratike nuk merr pjesë në to.
Kjo është bërë e ditur nga ana e ambasadores gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz.
Ajo ka deklaruar sot se qeveria e saj do t’i njohë zgjedhjet e 18 Qershorit, edhe nëse në to nuk do të marrë pjesë Partia Demokratike.
“Zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën e caktuar.
Nëse PD nuk hyn në zgjedhje, është vendim i trishtë.
Edhe nëse PD nuk hyn në zgjedhje ne do t’i njohim”, ka deklaruar Susanne Schütz.
Të njëjtim qendrim ka mbajtur edhe SHBA dhe Brukseli zyrtar.
Kjo, pasi sipas tyre, nuk ka asnjë arsye që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje./Tema/