Partia Socialiste në zgjedhjet e ardhshme ka vendosur që të “rifreskojë” listën e saj të kandidatëve. PS ka vendosur që të mos kandidojë disa deputetë aktual dhe konkretisht 27 prej tyre.
Në sy bie lënia jashtë liste e një socialisteje të vjetër si Arta Dade, kryetare e Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme.Gjithashtu jashtë liste është lënë edhe ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deputetët Namik Dokle, Dashamir Peza, Pirro Lutaj e Arben Çuko, Valentina Leskaj, Tom Doshi etj.
Më poshtë po rëndisim emrat të cilën nuk janë në listën e PS për zgjedhjet e 18 qershorit.
Arta Dade
Shkëlqim Cani
Dashamir Peza
Enkelejda Shkreli
Valentina Leskaj
Mira Shehu
Parid Cara
Artan Gaçi
Erjeta Alhysa
Koço Kokëdhima
Namik Dokle
Gentian Bejko
Esmeralda Shkjau
Ben Blushi
Luljeta Arapi
Arben Çuko
Pirro Lutaj
Adelina Rista
Ylli Ziçishti
Tom Doshi
Mimoza Hafizi
Namik Kopliku
Eduard Bejko
Eduard Ndocaj
Vexhi Muçmataj
Vladimir Kosta
Fatmir Toçi
/c.a