Banesa e kambistit Vilson Mara në Maliq është grabitur mbrëmjen e së shtunës nga 3 persona me maska dhe të armatosur.
Sipas dëshmive të familjarëve janë grabitur 3 milionë lekë të vjetra ndërsa Policia deklaron se grabitësit marrë 1 milionë lekë të vjetra, si dhe kanë tentuar të vjedhin edhe 2 televizorë.
Në momentin e grabitjes në banesë nuk ka ndodhej asnjë prej familjareve, ndërsa e para që ka konstatuar grabitjen ka qenë bashkëshortja e kambistit Lindita Mara.
Lindita ka deklaruar për mediat se në momentin që ka hyrë në oborrin e shtëpisë ka pare tre persona me automatik në dorë dhe të maskuar që po dilnin nga banesa.
Në këtë moment grabitesit janë larguar me vrap pasi kanë parë gruan të hynte në shtëpi.
Kambisti i grabitur ka deklaruar se në telefonuar në numrin e policisë por askush nuk i është përgjigjur, ndaj janë detyruar të shkojnë vetë në Komisariat.
c.a