Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri brenda makinës së tyre tip ‘Audi’ në autostradën Tiranë- Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:45 në mbikalimin e Sukthit. Njëri nga viktimat është njëri prej tyre eshte identifikuar si Ervin Dalipaj, person i hetuar per vrasjen e Gazmend Çollakut dhe tjetri shtetasi Xhino Dautaj qe udhetonte ne te njejtin automjet me te.
Dalipaj është një emër i njohur, pasi ka qenë ish-shefi i krimit ekonomik në Tiranë.
Dalipaj ka qenë në kërkim për të dëshmuar për ekzekutimin e Gazmend Çollakut, por ende nuk dihet nëse ka lidhje me këtë ngjarje vrasja.
Makina ku ndodheshin ky viktimat është qëlluar me breshëri plumbash duke i lënë të vdekur menjëherë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë që janë marrë në pyetje edhe dëshmitarët, që mund të kenë parë autorët e vrasjeve mafioze.
Prokuroria: Gaz Çollakun e vranë Denis Shtraza dhe Ervin Dalipaj
Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet pak kohe me pare dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të Denis Shtrazës dhe ish efektivit të policisë Ervin Dalipaj, të akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut në 6 janar të 2015 në Durrës.
Këta dy shtetas akuzohen se, së bashku me dy persona të tjerë ende të paidentifikuar, në 06.0.2016 kanë rrëmbyer dhe vrarë shtetasin Gazmend (Laert) Çollaku.
c.a