“Nga viti 2018 të fusim dhe një vaksinë të re, që është vaksina e “rotavirus”, pra për të gjitha ato problemet diarretike, ne duam që ta zgjerojmë këtë kalendar në mënyrë që fëmijët tanë të jenë më të mbrojtur”, u shpreh Manastiliu.
Në fushatën e vaksinimit për fëmijët dhe të rriturit të vaksinës “MMR”, e cila mbron nga fruthi dhe rubeola, mjekia pediatre Mimoza Çabiri, u shpreh se frika e prindërve se fëmijët preken nga spektri i autizmit nga kjo vaksinë është e pabazë.
“Nuk ka se si ta shkaktojë autizmin “MMR”, dhe ne luftojmë vazhdimisht duke i mbushur mendjen nënave që nuk është e vërtetë, autizmin nuk e shkakton vaksina “MMR” por fëmija lind autik. Me pak vështirësi e kemi rritur përqindjen e vaksinimit nga 100% që duhet të jetë, ne kemi arritur në 92%, tha Çabiri.
Ndërsa, Silva Bino, shefe e departamentit të kontrollit të sëmundjeve infektive pranë Institutit të Shëndetit Publik, u shpreh se aktualisht vendi ynë është i vaksinuar në nvelin 96 për qind e popullsisë.
“Në nivel kombëtar ne jemi të vaksinuar në masën 96% që është një vlerë shumë e mirë, pasi vaksinimi i fruthit duhet të jetë mbi 95% që të në jemi të sigurt që të mos kemi epidemi fruthidhe qëllimi jonë është që në çdo komunitet të kemi një shifër vaksianel mbi 95%”, u shpreh Bino.
Java europiane e vaksinimit do të zgjasë deri në datën 30 prill, por fushata e vaksinimit do të zgjasë gjatë gjithë vitit.