Bashkitë Vorë dhe Kamëz kanë paralizuar punën këtë paradite, për t’u bërë pjesë e protestës së opozitës.
TemA mëson se, me një urdhër nga drejtuesit e këtyre bashkive, të gjithë punonjësit mësohet se kanë lënë zyrat për t’u bashkuar me protestuesit e PD në sheshin “Shqiponja” në Tiranë, për të bllokuar rrugën.
Të dyja këto bashki afër Tiranës drejtohen nga përfaqësues të PD dhe një urdhër partie pa dyshim që për ta është më i rëndësishëm sesa shërbimi për qytetarët, shkruan Tema. /b.d