Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga katër persona, të cilët do të shisnin 102 kg kanabis.
Sipas njoftimit të uniformave blu, droga ishte fshehur në bagazhin e njërës prej makinave. Tre prej të arrestuarve janë nga Mallakastra, ndërsa i katërti nga Tepelena.
Finalizohet një tjetër operacion antidrogë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 102 kg Cannabis Sattiva. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas
Më datë 22.04.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotikët në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë finalizuar operacionin “Befasia”, në kuadër të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
- Arjan Mustafaj, 43 vjeç, banues në Mallakastër.
- Shpetim Sinaj, 40 vjeç, banues në Mallakastër.
- Erjon Zenelaj, 33 vjeç, banues në Mallakastër.
- Niko Dula, 41 vjeç, banues në Tepelenë.
Këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit “Cannabis Sattiva”, kryesisht në periferi të Tiranës.
Në bazë të informacioneve është bërë e mundur goditja e këtij grupi dhe më saktësisht në aksin rrugorë Pezë – Ndroq.
Nga kontrolli në automjetet e këtyre shtetasve, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thase të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjere ngjyre të bardhë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
– 102.5 kilogram lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.
– 2 automjete të markave të ndryshme.
– 8 aparate celulare të markave të ndryshme.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2, i Kodit Penal.
c.a