Pesë persona ranë në orangat e Policisë së Tiranës në një operacion antidrogë që u zhvillua në rrugën “Myslym Shyri”.
Forca të shumta nga Antidroga dhe Forcat e Posaçme “Shqiponja”, rrethuan zonën e njohur në kryeqytet pas ndalimit të një automjeti tip “Alfa Romeo”, në të cilën ndodheshin dy persona.
Ata kishin me vete heroinë, dhe ishin bërë gati të kryenin shkëmbim të lëndëve narkotike në rrugën “Vangjush Furxhi”. Kur panë se policia po i ndiqte, zbritën nga makina dhe tentuan të largoheshin me vrap, por u kapen pas disa minutash ndjekjeje.
E per me teper, shoferi me manovra te gabuara aksidentoi edhe 3 automjete te parkuara aty prane. “Panorama” ka mesuar se Policia kishte kohe qe e ndiqte grupin e trafikanteve, e njera prej metodave ishte edhe pergjimi i nje aplikacioni qe anetaret e bandes e perdornin per te komunikuar permes tyre.
Mesohet se “BBM” eshte aplikacioni qe ata e kishin instaluar ne telefonat e tyre, me shpresen se nuk do te pergjoheshin nga Policia, por kane gabuar.
Nga ky aplikacion, ka marre emrin edhe operacioni policore qe u finalizua sot me prangosjen e 5 personave.
TE ARRESTUARIT:
– Fatjon Bahiti, 27 vjeç, banues në Elbasan
– Abdyl Musagaj, 49 vjeç, banues në Elbasan
– Tomorr Shqezi, 53 vjeç, banues në Tiranë
– Ervin Myftiu, 39 vjeç, banues në Tiranë
– Nikolin Merko, 45 vjeç, banues në Tiranë
OPERACIONI:
Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për ti shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap.
Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.
Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.
Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit “Mini Market” në pronësi të shtetasit N. M., ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva.
Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”– 12 aparate telefonik
Materialet proceduriale do ti kalojnë Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal. /b.d