Të paktën 140 ushtarë afganë u vranë kur militantë talebanë, të veshur me uniforma ushtarake, sulmuan një bazë afgane në provincën veriore Balkh, tha sot një zyrtar lokal.
”Më shumë se 160 të tjerë u plagosën”, deklaroi Mohammad Ibrahim Khair Andesh, shef i këshillit të kësaj province.
Sulmi ndodhi në një qendër komande, disa kilometra nga Mazar-e Sharif, kryeqyteti i provincës Balkh.
”Militantët talebanë, të hipur në tri makina ushtarake dhe me dokumente të falsifikuara, filluan sulmin duke lëshur një raketë në hyrje të bazës ushtarake”, tha një zyrtar ushtarak afgan.
Talebanët pretendojnë për më shumë se 500 ushtarë të vrarë./ b.d