Lëndimet e shumta janë bërë shqetësim i madh për trajnerin e Manchester Unitedit Jose Mourinho, i cili ka thënë se ekipi i tij është në telashe.
Trajneri portugez ka folur pas ndeshjes me Anderlechtin në Europa League dhe për ndeshjet e radhës tani në përfundim të kampionatit, transmeton KTV.
Të enjten u lëndua Ibrahimoviqi, një lëndim që mund ta lë atë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, derisa skuadra po synon rikthimin në Ligën e Kampionëve, përmes triumfit të mundshëm në Ligën e Evropës.
“Jemi vërtetë në telashe të mëdha. Në këtë moment Eric Bailly ka zhvilluar gjashtë ndeshje rresht, pasi na mungojnë Rojo, Phil Jones e Smalling. Tani nuk e kemi as Ibrahimoviçin”, ka thënë Mourinho. Ai ka ftuar Rooneyn për ndeshjet e radhës në fazën e sulmit, të cilit i ka dhënë edhe një mundësi për të dëshmuar veten.
“Në sulm kemi opsion Rooneyn dhe po presim edhe Matan, të shohim çfarë do të ndodhë tani”, ka thënë Mourinho. Ndeshja e radhës e Manchesterit është në Premier League këtë të diel, kundër Burnleyt. (b.an)