Një 31-vjeçare ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi ka vjedhur një varëse floriri një të moshuari. Blerta Serani, banuese në Korçë, ra në prangat e bluve pasi dyshohet se në lagjen nr 6 në Korçë, ka vjedhur një varëse floriri në banesën e marrë në përdorim nga G.L, 78 vjeç, banues në Selanik-Greqi, tek e cila 31-vjeçarja punonte si pastruese. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Vjedhja”.
ma.me