Rudiger Frank, një ekonomist gjerman dhe një ekspert i Koresë së Veriut dhe Azisë Lindore, ka thënë se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un nuk do të ketë asnjë “zgjidhje” përpos hakmarrjes nëse Donald Trump urdhëron sulm me raketa në vend.
Ai the se pavarësisht se edhe më herët Koreja e Veriut dhe SHBA ishin në tensione me kërcënime atomike, ardhja e Presidentit Donald Trump dhe lëvizjet e fundit të Koresë së Veriut nënkuptojnë se situata tani është “e rrezikshme”.
Frank, i cili rregullisht viziton Korenë e Veriut dhe mban ligjërata në disa universitete në Jug, tha për revistën Stern: “Loja me bomba atomike është fundamentalisht e rrezikshme”.
I pyetur se si do të përgjigjej Kim ndaj një sulmi nga SHBA, Frank tha: “Kim Jong Un nuk ka asnjë zgjidhje përveç se të përgjigjet ushtarakisht”, transmeton Gazeta Express. “Përndryshe, ai është i mbaruar dhe sulmi tjetër do të ishte i para-programuar sidoqoftë.
Është e paqartë nëse ai do të përgjigjej ndaj tri raketave me tri raketa, ose menjëherë të urdhërojë sulm të përgjithshëm, suke supozuar se ai ka vetëm këtë përpjekje.
Në fund, Gadishulli Korean do të ishte një fushë me rrënoja e tym dhe i mbushur me miliona kufoma, për të mos përmendur pasojat gjeopolitike”, tha ai.
I lindur në Gjermani, Frank tha se mënyra e vetme për të gjetur zgjidhje paqësore të krizës do të ishte që programi bërthamor i Koresë së Veriut të lejohej, përgatiti Express. (b.an)