Është konfirmuar emri i telefonit të ardhshëm të OnePlus. Në Autoritetin Rregullator të Kinës është parë modeli OnePlus 5 me numër A5000, transmeton Koha.net.
Pas OnePlus 5 me numër të modelit A3000, dhe 3T që kishte numër të modelit A3010, modeli i është OnePlus 5, raporton GSMArena.
Ende nuk janë konfirmuar specifikat e tij, por sipas raporteve të më hershme OnePlus 5 pritet të ketë procesor Snapdragon 835, kurse RAM-i i tij është 6 ose 8GB.
Ekrani i tij është 5.5 inç, ndërsa ka hapësirë të brendshme 256GB. Ky telefon pritet të prezantohet zyrtarisht në verë. (b.an)