Një shqiptar është arrestuar në Treviso të Italisë, pasi ka djegur tre automjete. Ai është Klodian Canaj 24 vjeç banues në Itali.
Canaj dhe e dashura e tij italiane kishin shkuar në Treviso për pashkë.
Mirëpo një zënkë mes çiftit për motive xhelozie është përshkallëzuar.
Pas sherrit, Canaj i ka vënë flakën disa makinave që gjendeshin poshtë shtëpisë ku po qëndronin shkruan Panorama. Mësohet se një nga automjetet është i të fejuarës së saj, ndërsa katër automjetet e tjera të fqinjëve.