Pas letrës së kryetarit të grupit të PS, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka thirrur sot në orën 10:00 Konferencën e Kryetarëve për të miratuar kalendarin për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ruçi kërkoi dje që sot të nisin procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri, ndërsa raundi i parë të zhvillohet në datë 19 Prill.
Opozita ka bojkotuar Kuvendin, ndërsa shumica është e vendosur për të vazhduar procesin për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy raundet e dyta presidenti mund të zgjidhet me 71 vota.
ma.me