Kryetari i Partisë Demokratike ka shtuar eskortën e tij të shoqërimit. Gjithçka ka ndodhur ditën e djeshme. Kreu demokrat Lulzim Basha, prej shumë kohësh lëvizte me mjetin e tij Mercedez, pa mjet tjetër shoqërimi prej shumë kohësh. Atij ju shtua eskorta pas mesazheve kërcënuese të Emiljano Shullazit, shumë muaj më parë, por sërish kohët e fundit ai qarkullonte vetëm me veturën e tij.
Nga dita e djeshme Lulzim Basha ka edhe dy mjete të tjera shoqërimi. Ato janë parë sot kur Basha është afruar dhe më pas larguar nga çadra. Kreu i PD nuk ka qenë vetëm me mjetin e tij Benz, por edhe i shoqëruar nga dy mjete të tjera, një Range Rover dhe një BMË x5 të dyja ngjyrë të zezë.
Nuk dihet nëse Lulzim Basha ka marrë mesazhe kërcënuese kohët e fundit, por ende nuk ka informacion zyrtar pse kreu demokrat ka shtuar truprojat dhe eskortën e shoqërimit.
“Gazeta Shqiptare” pyeti pranë kabinetit të z. Basha dhe rritja e masave të sigurisë është e vërtetë. “Personat e sigurisë që ishin të ndarë me dy turne, tani punojnë bashkë njëkohësisht”, shpjeguan burime zyrtare të PD-së për GSH.al.
c.a