Kryetari i Partisë Dmeokratike Lulzim basha ka ironizuar kryeministrin Rama të cilin e quajti ‘bilbili i monologut’. Basha iu referua komunikimitmjavor të Ramës në facebook. Ai shtoi m♪7 tej se Rama “ka nevojë për ilaçe të cilat do ja sigurojë falas republika e re.
Në përgjigje të deklaratave të Ramës, Basha tha nga çadra e protestës se “të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk është as anti-kombëtare dhe as anti-evropiane”
“Çdo të diel në vetminë e tij këndon bilbili i monologut. Bilbili i monologut këndon sot se të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme qenka antipatriotike, antievropiane. Bilbili i monologut thotë se të bësh zgjedhje me krimin, me drogën, zgjedhje fasadë qenka patriotizëm. Bilbili i monologut ka nevojë për ilaçe, shumë, shumë ilaçe. Por, Republika e Re do t’ia sigurojë këto ilaçe falas.
Ndoshta do të jenë të pamjaftueshme për të shlyer shijen e hidhur të njeriut që në orët e fundit të karriges kryeministrore nuk ka shpresë tjetër vetëm se t’i fryjë përçarjes, t’i fryjë paranojës së tmerrshme dhe të papranueshme nga shqiptarë të mençur dhe patriotë se të ndalësh demokracinë, të pushtosh demokracinë me krim, drogë dhe oligarkë qenka patriotike dhe evropiane.
Të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme qenka antipatriotike. Kjo është ora e fundit e marrëzisë të atij që mendoi se do të kthehej në sundues të përhershëm të shqiptarëve duke zaptuar dhe pushtuar të drejtën për votë të lirë. Nga ky shesh i lirisë le t’i themi; se anti-kombëtare, antievropiane, antiamerikane është projekti i kapjes së zgjedhjeve në aleancë me krimin dhe oligarkët që janë aleatët e vetëm të pushtetit të Edi Ramës.
Shqiptarët e thjeshtë, të vërtetë, të djathtë dhe të majtë, myslimanë dhe të krishterë janë bashkuar këtu në këtë shesh, sepse nuk ka europianizëm më të madh për vlerat e Evropës dhe Amerikës se sa të luftosh për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo betejë luftohet për Shqipërinë dhe për Evropën”, tha Basha./a.m.