Evropa është “kontinent i shkatërruar dhe qendër e nazizmit”, tha presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.“Evropa nuk ka asgjë më shumë për të thënë, jo për në, por për askënd tjetër.
Ajo që ne tani shohim është një kontinent i shkatërruar. Partitë racistë janë të drejtuar nga liderët dhe qeveritë evropiane.
Evropa nuk është qendër e demokracisë, e të drejtave të njeriut dhe lirisë, por e represionit dhunës dhe nazizmit”, ka thënë Erdogan, transmeton lajmi.net.
Disa shtete anëtare të BE-së, përfshirë Gjermania, Holanda dhe Austria kanë ndaluar tubimet mbështetëse për referendum më 16 prill, Erdogan që atëherë ka sulmuar në mënyrë të përseritur evropianët, duke i quajtur nazistë dhe fashistë.
Analistët vlerësojnë se Erdogani këtë po e bënë që të ndikojë te nacionalistët turq, të cilët janë edhe vendimtarët në referendum për ndryshimin e kushtetutës, në të cilën Erdogani dëshiron të zgjeroj kompetencat e saj, përgatiti AFP, cituar nga BLIC. (b.an)