Duke e cilësuar si mik të dikurshëm por edhe të tanishëm, Arben Ahmetaj i është përgjigjur Ben Blushit nga foltorja e Kuvendit.
“Është interesante pasi Blushi foli si analist, pak si djathtat, por gjithësesi solli të njëjtin argument si PD-ja. Pse janë të çadra ata të opozitës? Sepse nuk e mundin dot Rilindjen me votë. Pra Rilindja është ngritur, nuk ka rënë” – tha Ahmetaj.
Ai vijoi duke u shprehur se Blushi do t’i nxjerrë mallin e Berishës nëse ky i fundit nuk hynë në zgjedhje.
“Mua nuk do të marri malli për Saliun, sepse atë mall do ma nxjerrësh ti këtu në mandatin tjetër” – tha Ahmetaj. /b.d