Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer sot në një lokal në autostradë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pikërisht mëngjesin e sotëm rreth orës 02:25, në autostradë, në kryqëzimin e Granzës, Fushë- Krujë, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse artizanale, në lokalin e shtetasit M. Ç.
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /b.d