Mesut Ozil, ylli i Arsenalit dhe kombëtares gjermane, ka shoqëri shumë të mirë me Shkodran Mustafin të cilin e ka shok ekipi te kombëtarja por edhe te klubi anglez.
Turk-gjermani ka publikuar një foto me shqiptarin në stërvitjet e Arsenalit.
“Gjithmonë kundërshtar i fortë në çdo seancë stërvitore”, ka shkruar Ozil në Facebook. Ai i ka shtuar komentit edhe flamujt e Turqisë, Gjermanisë dhe Shqipërisë./a.m.