Tashmë e ka kthyer në traditë. Çdo mengjes, kryeministri na pershendet me nje foto, ku tregon imazhe te transformimit te qyteteve, shkollave, apo spitaleve. Sot kryeministri ka sjelle nje imazh te tregut te fruta perimeve ne njesine 2.
“MIRËMËNGJES!
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të Tregut të fruta-perimeve në Njësinë 2, Tiranë më 2013 dhe sot. Falë reformave në rrugën tonë të vendosur për të bërë shtet, gjatë vitit 2016 konsumi privat pati rritjen më të lartë vjetore gjatë dekadës së fundit. Siç e cilëson Banka Botërore: “Kërkesa e brendshme ka përfituar nga rritja e punësimit, nga kushtet stimuluese, nga rritja e besimit të agjentëve ekonomikë si dhe nga investimet e huaja direkte”