Shefi i Komisariatit të Laçit është përjashtuar nga strukturat e policisë pasi nuk raportoi parcelat me drogë. Bëhet fjalë për Feliks Hysën,i cili raportohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë një operacioni anti-drogë.
Pas hetimeve SHÇBA ka zbuluar parcela me drogë që Feliks Hysa nuk i ka raportuar.
Ai së bashku me 4 policë të tjerë u përfshinë në operacion duke mbajtur të fshehtë kultivimin e kanabisit.
Pas pak pritet që Drejtori i Policisë Haki Çako të dalë në një konferencë për shtyp për të sqaruar këtë rast.
a.ç