“Ndonjëherë lulja ta shpërblen më shumë se njeriu”, ishte mesazhi i Monika Kryemadhit në 1 Prill.
Deputetja e LSI-së zgjodhi të përkujtojë ditën e parë të tokës e mjedisit, duke iu bashkuar nismës: “Mbill një pemë për të ardhmen”. Nga Përrenjasi, së bashku me kryetaren e bashkisë, Miranda Rira, është ndalur në disa deklarata, të cilat edhe pse jo të drejtpërdrejta për politikën, lë të kuptohet që janë pikërisht për të.
“Prilli është muaji i tokës dhe i mjedisit, ndaj sot iu bashkuam nismës së bashkisë Përrenjas ‘Mbill një pemë për të ardhmen’. E vlerësuam si shumë të rëndësishme këtë që po bëhet këtu, ndoshta është një kontribut modest, por që jep një mesazh shumë të madh. Secili nga ne në këtë muaj të mjedisit duhet të mbjellë një pemë, ose të paktën një lule në ballkonin e shtëpisë sepse një lule ndonjëherë ta shpërblen më shumë se njerëzit me aromën dhe freskinë e saj. Mbjellja e një peme është një investim për të ardhmen”,- është shprehur deputetja e LSI./a.m.