Sot ëhstë 1 Prilli dhe shënohen plot 4 vite nga marrëveshja e arritur mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Sociliaste për Integrim për koalicionin e atëhershëm para zgjedhor. Teksa situata duket e ndryshme dhe nuk kanë munguar tensionet mes palëve, në këtë ditë nuk kanë munguar ironitë. Kryeministri Rama ishte së bashku me kryebashkiakun Veliaj ku zhvilluan një lojë basketboll teksa vizituan ambjentet sportive te Parku i Liqenit.
Saimir Tahiri ndërkohë ishte në Pezë për një lojë volejbolli nga ku ka publikuar një video nga aktiviteti sportiv me dixhiturën “Ne luajmë, ne fitojmë”.
Duket se nuk ka munguar ironia edhe nga Lsi pas postimit të Tahirit. Këshilltari i kryeparlamentarit Ilir Meta Emiljano Aleksi po në facebook, ka postuar një karikaturë të Metës shtangist teksa ngre një peshë të rëndë. Fotoja shoqërohet me mesazhin: “Ne luajmë vetëm me pesha të rënda”./a.m.