Vajza 20-vjeçare e cila u vetëvra duke u hedhur nga tarraca e një pallati në lagjen “21 Dhjetori” në Tiranë mësohet se është një studente e Fakultetit të Inxhinierisë. Sipas policisë, bëhet fjalë për studenten me iniciale I.Xh nga Fieri.
Sakaq burime nga policia bënë të ditur për JavaNeës.al se bëhet fjalë për 20-vjeçaren Ida Xherahu. Nga hetimet e para të kryera, dyshohet se shkak për vetëvrasjen është bërë gjendja e rënduar psikologjike për një dashuri në kufijtë e së pamundurës.
Kjo pasi e ndjera ishte lezbike dhe ishte e dashuruar me një vajzë tjetër. Në një status të saj në Instagram ajo shkruan: Në jetë pavarësisht çdo gjëjë lër gjurmët, që edhe kur të mos jesh më të të kujtojnë.