Përbërësit (për 4 – 5 persona):
Lëng mishi ose ujë 1.5 litra
patate 2 – 3 kokrra mesatare
karota 3 – 4 copë
kungulleshka 1 copë
bizele kokërr ½ gotë
mashurka 8 copë
selino 1 kokërr
vaj 1 filxhan kafeje
qepë 1 kokërr
domate 2 – 3 kokrra ose salcë gjysmë luge
Kripë
Piper
Majdanoz
dafinë
Përgatitja:
Patatet, karotat, kungulleshkat, selinoja dhe mashurkat e njoma pastrohen e priten në copa kubike mesatare, veç pastrohen bizelet e njoma kokërr.
Në një tenxhere me vaj filloni të kaurdisni qepën, të shtoni aty karotat, kungulleshkat dhe selinonë. Shtoni më pas domatet e freskëta të grira hollë ose pak salcë.
Në perimet e kaurdisura hidhet lëng mishi ose ujë i valuar dhe sa të marrin valën, shtohen zarzavatet e tjera. Bëni kujdes që t’i hidhni sipas kohës së zjerjes, në fillim mashurkat e bizelet, pastaj patetet. Supa lihet të ziejë 15 – 20 minuta dhe rregullohet me kripë, piper, fletë dafine dhe majdanoz të grirë hollë. Në rast se bizelet e mashurkat nuk janë shumë të njoma, më parë duhet të ziejnë në ujë të valuar për disa minuta dhë më pas t’i shtohen supës./tvklan.al