Liderët e Bashkimit Europian kanë përshëndetur tonin e letrës të cilën kryeministrja britanike Theresa May i ka dërguar Bashkimit Europian, në të cilën edhe zyrtarisht ka shpallur daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni, thanë të enjten zyrtarë britanikë.
Sipas tyre, May ka diskutuar me kryetarin e Parlamentit të Europës dhe liderët e Irlandës, Polonisë, Italisë, Francës dhe Spanjës, pasi që Britania edhe formalisht ka nisur procesin e daljes nga BE, transmeton Reuters. (b.an)