Sot disa media kanë publikuar një lajm ku shkruajnë se LSI refuzon të regjistrohet në zgjedhjet e pjesshme të 7 majit që do të mbahen për kryetarin e bashkisë Kavajë. E thënë këtë kanë filluar edhe aludimet se LSI po bojkoton zgjedhjet në Kavajë për faktin se opozita ka deklaruar se nuk do hyjë as në këto zgjedhje me Ramën kryeministër.
Mirëpo, si qëndron e vërteta ?
Në rastet kur ka zgjedhje të pjesshme, siç ka qenë rasti i Dibrës dhe Kolonjës para pak muajsh, LSI, PDIU nuk janë regjistruar në KQZ, sepse nuk ishin zgjedhje për këshill bashkiak por vetëm për kandidat.
Pra, LSI duhet të kishte kandidat për kryetar bashkie në Kavajë që të regjistrohej në KQZ. Për sa kohë nuk ka një të tillë, nuk ka pse regjistrohet. Njëlloj siçka vepruar edhe në Dibër e Kolonjë, ku LSI, PDIU nuk janë regjistruar në KQZ sepse kanë mbështetur kandidatin e Partisë Socialiste.
Rastet kur nuk votohet për këshill, nuk kërkojnë që partitë të regjistrohen në KQZ për të mbështetur kandidatin e partisë në koalicion ose jo. Partia regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e pjessshme , vetëm kur ka një kandidat. Pra, sipas këtij parimi dhe precedentëve Dibër dhe Kolonjë, LSI nuk ka refuzuar Kavajën, por thjeshtë nuk ka kandidat për Kavajën dhe nuk ka pse regjistrohet në KQZ./Lexo.al
ma.me