Gjatë një takimi me të rinjtë e Elbasanit, deputeti socialist Taulant Balla i është përgjigjur deputetes së LSI, Monika Kryemadhi, mbi akuzat e kësaj të fundit për reformën në arsim.
Balla tha se LSI po bën opozitë në vend të opozitës së vertetë, e cila ka bllokuar bulevardin dhe po proteston para kryeministrisë.
“Sulmi ndaj reformës në arsim bëhet për të manipuluar brezin e ri, pasi të vetmen opozitë që kemi, e kemi brenda vetes”, deklaroi Balla.
Prej disa ditësh ka një përplasje mes PS dhe LSI për ligjin e arsimit të lartë, përplasje e cila ka kulmuar me polemikat Kryemadhi-Nikolla.
a.ç