Tentohet të sulmohet Kongresi Amerikan në SHBA. Një person ka tentuar të futet me makinë para Kongresit Amerikan, por fatmirësisht ngjarja është parandaluar. Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet akoma i ditur, ka tentuar të përplasë me makinë edhe një efektiv policie. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga ngjarja.
Duket se autori ka tentuar të përdorë të njëjtët taktikë si terroristi që vrau katër persona në Londër, 3 prej të cilëve i shtypi me makinë dhe 1 polic e vrau para parlamentit me thikë. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me sulm terrorist.
a.ç