Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka komentuar sot rreth nisjes formale të shkëputjes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, duke thënë se ata nuk janë lutur që kjo ditë të vijë.
“Ne natyrisht që nuk jemi lutur për këtë ditë,” ka thënë Merkel.
Britania e Madhe edhe zyrtarisht e nisi sot procesin e shkëputjes nga Bashkimi Evropian, duke e thirrur Artikullin 50 të Traktati të Lisbonës dhe duke e filluar numërimin mbrapsht dyvjeçar para se vendi të largohet përfundimisht nga blloku. Momenti historik erdhi pasi letra e nënshkruar sot në mëngjes nga kryeministrja Theresa May u dërgua në Bruksel, më saktësisht në zyrën e presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, përmes të cilës ai u njoftua për qëllimin e Britanisë për t’u shkëputur nga blloku.
ma.me