Kryetari i Partisë Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Sheshi, thotë se opozita kërkon një “Qeveri të Kujdesit Zgjedhor”.
Gjatë emisionit “Dritare” në Vizion Plus, Shehi tha se opozita e kërkon këtë qeveri, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira jo vetëm më 18 qershor të 2017-ës, por çdo katër vite, pavarësisht se kush është në pushtet.
Sipas kreut të LZHK-së, kjo formulë i është propozuar Ramës edhe partnerëve të huaj.
“Duhet një qeveri teknike, ose le ta quajmë Qeveri e Kujdesit Zgjedhor, qeveri tranzitore, që do nuk i marrë pushtetin Ramës dhe t’ia japë Bashës.
Por do të kujdeset që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. Kjo është një formulë kompromisi që u kemi propozuar edhe të huajve.
Kjo nuk është një zgjedhje që bëhet vetëm për ne, por të përsëritet 4-5 vjet, çdo zgjedhje, derisa ta zgjidhim një herë e mirë këtë punë”, tha Shehi. /b.d