Ndeshja me Ishujt Faroe shënoi kalimin nga një periudhë në tjetrën për përfaqësuesen e Kosovës në futboll, shkruan Koha Ditore.
I jepte fund fazës, në të cilën Kosova kishte të drejt të luante vetëm miqësore dhe shënonte fillimin e periudhës, në të cilën Kosova do të garonte e barabartë me përfaqësueset e vendeve tjera, në cikle eliminatore.
Kosova më 3 qershor të vitit të kaluar fitoi në Frankfurt të Gjermanisë ndaj Ishujve Faroe, me shifrat 2:0. Ndeshja ishte miqësore dhe në fakt është miqësorja e fundit e të përzgjedhurve të Albert Bunjakit.
Më 5 shtator Kosova nisi të luajë ndeshje në eliminatoret për botërorin “Rusia 2018” dhe prej asaj kohe ka luajtur vetëm ndeshje kualifikuese. (b.an)