Ndonëse nuk përbëjnë rrezik për shëndetin, njollat në fytyrë, aknet, puçrrat apo çfarëdolloj problemi me lëkurën kanë fuqinë të ulin ndjeshëm vetëbesimin e një personi.
Ekzistojnë një sërë faktorësh që ndikojnë në shëndetin e lëkurës, ashtu si dhe një numër të pafund kurash për këtë shqetësim. Edhe pse në treg ofrohet një numër shumë i madh produktesh, pjesa më e mirë janë të përbëra nga kimikatet ose janë vërtet të kushtueshme.
Per fat të mirë, ekzistojnë dhe mundesi më ekonomike dhe krejtësisht natyrale të cilat na sigurojnë të njëjtin efekt. Maska që do të lexoni më poshtë kuron aknet dhe pastron lëkurën brenda pak javëve. Përbërësit e mëposhtëm kanë veti antibakteriale dhe antiseptike që parandalojnë zhvillimin e mëtejshëm të baktereve përgjegjëse për krijimin e akneve.
Përbërësit: Sodë buke, uthull molle, mjaltë
Përgatitja: Përzieni një lugë çaji uthull molle me dy lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji sodë buke. Pasi të keni përftuar një masë kremoze, lyeni fytyrën me të dhe lëreni për 10 minuta. Më pas shpëlajeni normalisht dhe aplikoni kremin hidratant, përgatiti Zëri. (b.an).