Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Burime nga policia e këtij qyteti bëjnë me dije se Specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë Brunild Tufën, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi: mbrëmjen e djeshme, për motive të dobëta dhe në gjendje të dehur, në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke goditur nënën e tij, I.L. 58 vjeçe.
a.ç