Një grup shqiptarësh janë arrestuar pasi rrahën gati barbarisht një të ri italian pas një sherri gjatë një feste. Tani, Emanuele Morganti, 20 vjeç është duke luftuar me vdekjen në spitalin e Romës, pasi u transportua menjëherë për në sallën e operacionit me fraktura të shumta në kafkë dhe në qafë.
20-vjeçari gjendej në një festë së bashku me të dashurën e tij kur u përfshi në një konflikt me një shqiptar. Pas nisjes së debateve, shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, thirri shokët e tij të cilët goditën disa herë më shufra hekuri italianin në kafkë duke i shkaktuar hemorragji cerebrale. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mesnatës.
Morganti u transportua me helikopter në spitalin “Umberto Primo” në Romë ku i është nënshtruar një operacioni delikat dhe po lufton për jetën e tij. Ndërsa shqiptarët përfunduan në pranga dhe presin dënimin.
a.ç