Ish-politikani kontrovers sllovak, Frantisek Gaulieder vdiq dje në rrethana misterioze, njoftuan mediat lokale.
Politikani u shtyp nga një tren duke e çuar median të spekulonte se ai mund të jetë vrarë apo vetëvrarë.
Gaulieder ishte figurë kryesore në një skandal politik në Sllovaki, ku ish-kryeministri Vladimir Meciar dhe shërbimet sekrete u përfshinë në rrëmbimin e djalit të ish-presidentit Michal Kovac, në vitin 1995.
Ai ka marrë kërcënime të përsëritura me vdekje gjatë këtyre 20 viteve.
Çështja e sipërcituar nuk u zbardh kurrë, pasi një amnisti e mbylli atë.
Parlamenti sllovak pritet ta heqë amnistinë këtë javë, ndërkohë që policia refuzoi të jepte hollësi për ngjarjen./a.m.