Ish-nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka goditur ashpër me një postim në “Facebook” përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakin.
Haxhiu ka kërkuar nga Bunjaki që të reflektoj dhe të jap dorëheqje në mënyrë që siç ka shkruar ai, ti hap rrugë Kombëtares së Kosovës që ecë përpara për t’u ngritur në nivel më të lartë, transmeton “Zeri.info”.
“Prandaj, Albert reflekto dhe jep dorëheqje, hapi rrugë Kombëtares së Kosovës të ngritet më lartë, që tifozët dhe të gjithë ne të shijojmë fitoren e parë. Sepse në këtë nivel të garave po kërkohet më shumë se mirënjohja për kontributin”, ka shkruar ndër të tjerash deputeti Haxhiu. (b.an)