Ishministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të paraqitet nesër në Prokurori ku do të merret në pyetje në lidhje me dosjen “Shullazi”.
“BalkanWeb” raporton se Tahiri pritet të paraqitet nesër në orën 10:00 në organin e akuzës pasi ka konfirmuar më herët marrjen e fletëthirrjes nga prokuroria për të dhënë shpjegime për takimin me ish-dekanin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, sot rektor i UT, Mynyr Koni, i cili është kërcënuar nga Emiljano Shullazi.
Profesor Koni pas kërcënimit sipas prokurorisë është pritur në një takim nga Ministri i Brendshëm i asaj kohe i cili ka premtuar zgjidhjen e çështjes.
Por nesër në Prokurori do të paraqitet për të dhënë dëshminë e saj edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla një orë pas Tahirit. Kjo, për shkak se në takimin mes Konit, atëherë kandidat për rektor dhe ish-ministrit Tahiri ka qenë e pranishme edhe Nikolla. Ministrja e Arsimit dhe ishministri Saimir Tahiri do të merren në pyetje nga prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj, e cila ka firmosur edhe shkresat për thirrjen e tyre në prokurori.
a.ç