Zbardhen përgjimet ndfaj anëtarëve të grupit mafioz italian “Camorra”. Në këto materiale të siguruara, transkriptohet edhe një bisedë ku flitet për sulm ndaj policëve në kazermë.
Përgjimet kanë zbuluar edhe liudhjen e shqiptarëve me “Camorra-n”, të cilët dalin në skenë si furnizues.
Referuar përgjimeve, mafiozët italianë diskutojnë për të shkuar “në zonën e shqiptarëve” për t’u furnizuar nga ata me armë.
Trafikanti 1: Merr mitralozin dhe një pistoletë, nëse shkon nga zona e shqiptarëve. Shqiptarët shesin të gjithë pistoleta. Shko në kazermë dhe qëllo në drejtim të policit në fytyrë.
Trafikanti 2: Do bëj luftën!
Trafikanti 3: Nuk e shty dot më këtu brenda. Ka spiuna (policë) vërdallë
Trafikanti 4: Fatkeqësisht ka njerëz që flasin shumë
Trafikanti 3: Me jep pakon me të mirë eh!
Trafikanti 4: Janë të gjitha 0.5
Trafikanti 3: Ok!
Trafikanti 5: Në jetën time kam fituar më shumë duke përgatitur bar (marijuanë)