Edhe pse vetëm 21 vjeç, këngëtarja shqiptare ka mundur të blejë një super vilë.
Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të dashura dhe më me famë në vend. Ajo ka njoftuar në SnapChat se ka blerë një vilë në një nga zonat më të shtrenjta në Shqipëri. Enca ka publikuar foto nga shtëpia e saj e re, e cila ndodhet në bllokun e vilave luksoze në Tiranë. Një pjesë e mirë e vipave shqiptarë janë duke u zhvendosur në këtë zonë. Shtëpitë në bllokun e vilave kushtojnë rreth 300 mijë euro. /Express/b.d