Presidenti Bujar Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe në vend të tij dekreton emërimin e ministrit, Fatmir Xhafaj. Pavarësisht qëndrimeve të tij personale, që janë në të njëjtën linjë me atë të PD, qëndrime të cilat ai i manifestoi edhe dje në drejtim të Xhafajt, kreu i shtetit është detyruar të zbatojë Kushtetutën, duke mbyllur në këtë mënyrë debatin nëse ai do ta dekretonte apo jo Xhafajn. Paralelisht me dekrertin për Xhafajn, Presidenti ka dekretuar edhe emërimin dhe shkarkimin e tre ministrave të tjerë përkatësisht të Shëndetëisë, Punës dhe Çështjeve sociale, si dhe të të Çështjeve Vendore. Dekretet pritet të kalojnë në seancën e ditës së enjte për votim në Parlament. /javanews.al
ma.me
Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj
Presidenti Nishani dekreton emërimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Fatmir Xhafaj