I pranishëm në një takim me të rinjtë e Pukës dhe Fushë Arrëzit, Ministri i Puhnëve të Jashtme, Ditmir Bushati u ndal te Reforma në Drejtësi, e bllokuar nga Partia Demokratike. Bushati tha se opozita po synon t’i fusë shqiptarët në një ngerç politik.
Ai ftoi qytetarët që të bënin diferencën mes 18 shkurtit të Partisë Demokratike dhe 18 qershorit të shqiptarëve.
“Shqipëria është përball dy alternativave. Njëra alternative është 18 qershori dhe alternative tjetër 18 shkurti. 18 qershori, për të cilin ne po punojmë do të thotë të përsërisim një kontratë me qytetarët shqiptarë, në mënyrë që të thellojmë reformat dhe të afrojmë Shqipërinë më Bashkimin Evropian” tha ministri Bushati, njëherazi koordinator i PS në qarkun e Shkodres.
I pranishëm në takim ishte edhe deputeti Pjerin Ndreu i cili në fjalën e tij la të nënkuptohet dëshira për një qeverisje pa LSI-në.
“Të jemi bashkë në një fitore të madhe të Partisë Socialiste dhe të Shqipërisë me 18 qershor, me Edi Ramen kryeministër, me qeveri të plotë të Partisë Socialiste dhe me një shumicë dërrmuese në grupin parlamentar me më shumë se 71 deputetë. Ky është një zotim që ne e kemi marr në Pukë, në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë” u shpreh deputeti Pjerin Ndreu. /javanews/b.d